Sipas analizave, uji në 8 shkolla të Vitisë është i kontaminuar

Uji në 8 shkolla të Vitisë, nga analizat e Institutit të Shëndetit Publik ka rezultuar se është i kontaminuar.

Në 5 shkolla ka kontaminim të lartë kimik, në 2 shkolla kontaminim bakteriologjik, kurse në një shkollë uji është i kontaminuar kimikisht. Por, pavarësisht kësaj, nxënësit vazhdojnë ta përdorin atë për pije. Drejtoria e Inspeksionit ka rekomanduar klorizimin.

Nxënësit e disa shkollave në Viti e përdorin ujin e kontaminuar për pije, raporton KTV.

Reklama e sponzorizuar

Analizat e mostrave të marra në 12 objekte shkollore nga Instituti i Shëndetit Publik kanë rezultuar se në 8 prej tyre uji ka kontaminim të lartë kimik ose bakteriologjik në disa shkolla.

Për opozitën kjo situatë është shqetësuese dhe sipas saj, komuna nuk investon në sistemin e ujit të pijshëm, por në asfalt.

Sadiku thotë se kjo gjendje po i rrezikon nxënësit.

Në Drejtorinë e Inspeksionit thonë se në ato shkolla ku analizat kanë rezultuar se ka kontaminim të lartë të ujit, kanë intervenuar duke e bërë klorizimin e ujit.

Megjithatë, sipas drejtorit, kur ka reshje të vazhdueshme të shiut dhe vërshime, të cilat janë të shpeshta në këtë komunë, uji i shkollave kthehet në gjendjen e mëparshme.

Bazuar në këto analiza, Drejtoria e Inspeksionit ka urdhëruar atë të arsimit që të bëjë kontrollin e ujit të pijshëm në burimet prej të cilave furnizohen objektet shkollore dhe pastrimin e hapësirave të këtyre objekteve.