Banka Botërore: Nuk ka vende të reja të punës në Kosovë

Zyra e Bankës Botërore në Kosovë ka prezantuar raportin e rregullt ekonomik për Ballkanin Perëndimor. Drejtori i kësaj zyre, Marco Mantovanelli, ka thënë se ekonomitë e këtij rajoni janë duke u rritur dhe ka theksuar se rritjen më të madhe e ka Kosova. Gjatë prezantimit të raportit janë theksuar edhe mangësitë e tregut të punës. Është kërkuar që Kosova duhet ta rritë efikasitetin në arsim e shëndetësi.

Zyra e Bankës Botërore në Kosovë sot prezantoi numrin më të ri të Raportit të Rregullt Ekonomik të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, ku me këtë rast Marco Mantovanelli, drejtor i Bankës Botërore në Prishtinë, tha se për shtetet e rajonit, Kosovë, Shqipëri, Serbi, Maqedoni, ka lajme pozitiv pasi ky rajon po zhvillohet vitet e fundit.

Mantovanelli tha se ka rritje ekonomike pozitive përfshirë edhe Kosovën me 4.2%, ndërsa gjendja do të vazhdojë me të jetë me qëndrueshmëri.

Reklama e sponzorizuar

“Por, krijimi i vendeve të punës është ngadalësuar, nuk ka vende të reja të punës. Në Kosovë ka nevojë për rritje ekonomike që krijojnë vende të punës”, tha Mantovanelli duke shtuar se kjo rritje ekonomike është shtyrë nga investimet publike.

Sipas raportit të BB-së, mbi 17 mijë vende të punës kanë humbur në vitin 2018, ndërsa shkalla e papunësisë është rritur gjatë vitit të kaluar.

Mantovanelli ka kërkuar që të rritet efikasiteti i shpenzimeve në arsim, shëndetësi dhe mbrojtje sociale.

Ai ndër të tjera ka folur edhe për projektin “Kosova e re”, ku tha se mundësia për të financuar projektet me bazë të thëngjillit është bërë i pa mundur nga Banka Botërore..

Gjatë prezantimit të raportit janë theksuar edhe mangësitë e tregut të punës.

“Raporti propozon disa analiza më të thella për të siguruar që disa rekomandime të bëhen se si të trajtohet gjendja e tanishme e krijimit të vendeve të punës. Rruga përpara është stabël megjithatë ka disa paqëndrueshmëri. Kemi debatin për Brexit që po krijon vështirësi. Brexit pa marrëveshje mund të ketë ndikim edhe në Evropë dhe në tërë rajonin e Ballkanit Perëndimorë. Gjithashtu ka tensione globale të tregtisë mes ShBA dhe Kinës që mund të reflektojnë në këtë rajon. Nga aspekti i brendshëm ekonomik problemi vjen nga çështjet fiskale”, tha ai

Ai ka thënë se në Kosovë duhet të rritet efikasiteti në arsim e shëndetësi.

“Sa i përket Kosovës, ne kemi vlerësuar një rritje për 2018 me 4.2 për qind. Është një prej rritjeve në të mëdha dhe kjo është e shtyrë nga i investimet private dhe publike. Pastaj eksportimi i shërbimeve që kanë të bëjnë kryesisht me diasporën. Kemi vlerësuar se kjo rritje do jetë e qëndrueshme. Duhet të materializohet kjo rritje edhe me vende të punës. Është një zvogëlim në punëdhënie, por shqetësim pra është se nuk ka vende pune. Ka të rinj që dalin nga arsimi dhe dëshirojnë t’i bashkohen tregut të punës. Nga ana e rrezikut po shohim shpenzimet publike që po shkojnë kah rrogat dhe pastaj përfitimet e disa kategorive si ata të luftës dhe të tjerëve”, tha ai.

Marco Mantovanelli, drejtor i Bankës Botërore në Prishtinë  ka thënë se pret rezultate pozitive edhe për tri vitet në vazhdim, për zhvillim në rritje.

“Projeksionet për 3 vitet e ardhshme janë pozitive për Kosovën megjithatë kemi rreziqe të jashtme duke marrë parasysh çka po ndodhë me vendet evropiane. Tani është koha që të shtyjnë përpara krijimin e kapitalit njerëzor dhe konkurrueshmërinë dhe produktivitetin njerëzor. Kjo është me rëndësi për të krijuar hapësirë në buxhet”./ Monitor.al/