Dijana Ziviq, ministre e re e Bujqësisë

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka emëruar Dijana Ziviqin, ministre të re të Bujqësisë, Pylltarisë e Zhvillimit Rural.

“Kam emëruar sot ministre të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Ziviq. Ministres së re i dëshirova suksese në detyrën e saj dhe e sigurova për mbështetjen time të plotë, në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe përmbushjen e objektivave të këtij dikasteri qeverisës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook, transmeton Koha.net.

Ky emërim erdhi pas shkarkimit të Nenad Rikalos.

Reklama e sponzorizuar

Kujtojmë se PSD-ja ishte partia që i vuri kusht kryeministrit shkarkimin e Rikalos, që ta votojë buxhetin e vitit 2019.