Kontrollorët Ajror hyn në grevë me 13 shkurt

Shoqata Sindikale e Kontrollorëve të Trafikut Ajror të Kosovës përmes një komunikate për media ka paralajmëruar grevë 1-orëshe me datën 13 shkurt.

SINKON këtë hap thotë se do ta ndërmarrë për shkak të pakënaqësive të përfshirjes së këtij institucioni në Ligjin e Pagave.

“Për t’i dhënë hapësirë krerëve të institucioneve, respektivisht Presidentit të Republikës së Kosovës që të shqyrtojë kërkesën legjitime të kontrollorëve të trafikut ajror të Kosovës, për t’u përjashtuar nga Ligji për Paga, anëtarësia e SINKON njëzëri vendosi që të shpallë grevë paralajmëruese në kohëzgjatje prej një ore më datë 13.02.2019, prej orës 08:00 deri në ora 09:00. Duke qenë se Ligji për Greva në nenin 17 njeh kontrollin e trafikut ajror si shërbim jetik, gjatë kohëzgjatjes së grevës, kontrollorët do të sigurojnë minimumin e procesit të punës duke i ofruar shërbime të trafikut ajror fluturimeve ushtarake dhe ambulantore në Kosovë”, theksohet në komunikatë.

Reklama e sponzorizuar

Në ndërkohë si shenjë mirëbesimi nga SINKON ndaj vullnetit të mirë për të zgjidhur këtë çështje, anëtarësia e SINKON vendosi që të pezullojë ofrimin e shërbimit bazik (work-to-rule), që nënkupton ofrim të shërbimit të plotë, transmeton kp.

“Në rast të mospërgjigjes së institucioneve të Kosovës ndaj kërkesës tonë për përjashtim nga ligji i pagave për shërbyes civil, atëherë masat sindikale dhe greva do të përshkallëzohen”, paralajmëron SINKON.