Shqipëria e fundit ndërsa Kosova e 2-ta në përdorim të internetit në Rajon

Ndërmjet viteve 2000 dhe 2017 është vënë re një rritje e konsiderueshme e përdorimit të internetit në Ballkanin Perëndimor me një numër përdoruesish të internetit që shkon nga 66% në 81% të popullsisë. Sipas të dhënave të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) Shqipëria ka numrin më të ulët të përdoruesve të internetit në raport me popullsinë ndër vendet e tjera të Ballkanin me vetëm 66% të popullsisë që e përdorin internetin. Vitin e kaluar në Bosnjë 81 për qind e popullsisë ishin përdorues të internetit, në Kosovë 80 % e popullsisë përdoren internetin, në Maqedoni 76 %, në Serbi 72% dhe në Malin e Zi 70%.

Studimi i RCC-së evidentoi se, Shqipëria nuk ka strategji të plotë në sigurinë kibernetike, megjithatë dokumenti për sigurinë kibernetike 1025-2017 e zëvendëson mungesën e saj.

Reklama e sponzorizuar

Në strukturat e policisë së Shtetit dhe në prokurorinë e përgjithshme funksionojnë njësi të posaçme për krimin kibernetik.

Sipas vlerësimit të BE-se në kapitujt 10 dhe 24 Shqipëria është pak e përgatitur në sigurinë e informacioneve, ndërsa ka pasur përparime përsa i përket planit të veprimit për axhendën digjitale dhe shërbimeve qeveritare elektronike.

Pjesa më e madhe e krimeve kibernetike lidhen me mashtrimin, hakimin dhe përndjekjen në internet dhe ndërhyrjet në të dhëna.

Në rreth 70 për qind të rasteve përhapja e mesazheve ekstremiste ka ndodhur përmes komunikimit të drejtpërdrejte, ndërsa vetëm 30 % nëpërmjet internetit.

Mediat sociale nuk janë ende kanali më i rëndësishëm i përhapjes së përmbajtjes ekstremiste në Shqipëri.

Përdorimi i internetit në popullsinë e gjere është një nga treguesit e thellësisë së inovacionit dhe aftësive.

Sipas të dhënave të RCC rreth 43 për qind e popullsisë së Ballkanit është shqetësuar për keqpërdorimin e të dhënave personale dhe 42 për qind e tyre janë të shqetësuar për sigurinë e pagesave të bëra në internet, karshi 18 për qind e popullsisë që nuk ka përjetuar të tilla shqetësime. /monitor