Lëndohen dy punëtorë, bien nga skelat në Ferizaj

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore pasi janë rrëzuar nga skelat duke punuar në një objekt afarist në Ferizaj.

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:15 në fshatin Mirash të Ferizajt, transmeton Koha.net.

“Raportohet se dy viktimat, burra shqiptarë, gjersa kanë qenë duke punuar në skele të një objekti afarist, në ndërtim e sipër, kanë rrëshqit dhe janë rrëzuar. Viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Ferizajt”, thuhet në komunikatë.

Reklama e sponzorizuar

Në vend ngjarje kanë dal njësitet përkatëse policore, inspektori i punës. Me vendimin e prokurorit, iniciohet rasti dhe mbetet nën hetime.