Besnik Tahiri: Paga e Kryeministrit zvogëlohet me Ligjin e Pagave

Paga e Kryeministrit me Ligjin e Ri të Pagave do të zvogëlohet. Kështu po thotë sekretari i AAK’së, Besnik Tahiri. Ai ka reaguar duke thënë se raportimet se Kryeministrit nuk do t’i ulet paga janë shpifej. Një reagim të tillë e ka bërë edhe deputeti i Nismës, Milaim Zeka, duke thënë se paga e Haradinjat do të bëhet 2200 euro nga 2950 euro, sa e ka tani.

“Paga e Kryeministrit me Ligjin e Ri të Pagave do të zvogëlohet, mu ashtu siç ka deklaruar Kryeministri Haradinaj. Tendenca me e mohu këtë është vetëm dezinformim”, ka shkruar Besnik Tahri në Facebook.

Pak më herët KTV ka raportuar se përkundër deklarimeve të tij se paga e vetme që do të pësojë ulje do të jetë ajo e kryeministrit , të hyrat vjetore të Haradinajt nuk pritet të pësojnë ulje në rast se hyn në fuqi projektligji i ri për pagat në sektorin publik

Reklama e sponzorizuar

Sipas këtij mediumi pikërisht neni 27 i projektligjit për pagat, i cili siguron që nëse një zyrtar publik pëson ulje të pagës, atij do t’i ofrohen shtesa që e mbulojnë diferencën e pagës.

Ndaj këtyre raportimeve ka reguar edhe deputeti i Nimës, Milaim Zeka. Ai ka thënë se me Ligjin e Ri paga e kryeministrit do të jetë 2200.

“Kush po rren: Ne apo KTV?! Rroga e Kryeministrit aktualisht 2950. Me Ligjin e Ri 2200. Kush do qe po plason rrena ne opinion, siq eshte rasti me rrenen e KTV, e te transmetuar nga portalet, se gjoja me Ligjin e Ri per pagat, “rroga e kryeministrit nuk zvogelohet”, dijeni qe eshte dezinformate”, ka shkruar ai.

Zeka tutje ka thënë se rroga e kryeministrit dhe të tjerëve do të ulet.

“Une si deputet, anetar i Komisionit per Administrate Publike, deklaroje me pergjegjesi se rrogen e kryeministrit kemi me ule, madje edhe te tjereve. Kategorite qe do te perfitojne nga ky ligj jane ata qe e meritojne. Nuk po du me spekulu ma shume, sepse Ligji eshte ne perpunim e siper, bash sonte kur po shkruaje, por shume e matrapazat qe e kane shkerdhy parane publike, do te stopohen, edhe do te shokohen. Nuk jemi duke ba Ligj per vota, po per femijet tane. Po bejme Ligj per te ardhemen e vendi tone. Hajde qonu te gjithe ne kambe me hanger Kosoven. Qonu edhe ju disa media antishteterore qe keni keqeperdorur parane publike, e mundohuni me ba turbullira. Nuk e keni me ne krye te Vales Agron Mustafen me ju dhane 4 milion euro per me sha vendin e juaj…!!! Vazhdoni me rrejte…”.

Ndryshe, këtë projektligj të pagave po e kundërshtojnë disa sektorë publikë, duke përfshirë arsimin dhe shëndetësinë, të cilët kanë hyrë në greva të përgjithshme, me të vetëm kërkesë ngritjen edhe të pagës së tyre.