Rreth 30 mijë qytetarë të Kosovës s’po mund t’i marrin pensionet e kontributit në Zvicër

Bahri Xhaferi, drejtor i Departamentit për Pensione në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka treguar se janë më shumë se 30 mijë qytetarë të Kosovës, të cilët kanë kontribuuar në Zvicër, e nuk e kanë realizuar të drejtën për t’i marrë pensionet kontributdhënëse.

Zvicra ka shkëputur një anshëm marrëveshjen për pensionet e punëtorëve kontributdhënës nga Kosova.

Ai ka thënë në “Puls” të KTV’së se Ministria e Punës i ka kryer të gjitha kriteret dhe i është përgjigjur të gjitha pyetjeve që ka kërkuar shteti zviceran.

Reklama e sponzorizuar

Ruzhdi Ibrahimi, ekspert i Diplomuar për Sigurime Shoqërore në Zvicër, ka thënë se ndër arsyet kryesore për mos vazhdimin e zbatimin të marrëveshjes me ish Jugosllavinë në raport me Kosovën kanë qenë pengesat të shumta në Kosovë për zbatimin e marrëveshjes në fjalë.

Sipas tij, për këtë fajtore janë edhe Zvicra edhe Kosova.

Por kështu nuk mendon Osman Osmani, sekretar nacional në sindikatën “Unia” Zvicër. Ai thotë se fajtor është shteti i Kosovës, që nuk ka krijuar kushte për të negociuar.

“Qeveria e Kosovës është dashtë me kërku që vendimi për pensionistet kontributdhënës të jetë retroaktiv. Këta nuk kanë kërkuar retroaktivitet, qe 8 vite qytetarët nuk i marrin këto pensione”, ka thënë ai.