Arsyetimi i ambasadorit amerikan se pse FSK duhet të bëhet ushtri

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se siguria e një shteti varet nga kualiteti i marrëdhënieve të sigurisë dhe lidhjeve paqësore me fqinjët.

Ai i ka bërë këto komente përmes një postimi në Twitter, pak para se të fillojë seanca e Kuvendit tëKosovës, në të cilën pritet të miratohen tri projektligjet që do të transformojnë Forcën e Sigurisë së Kosovës në kapacitete ushtarake.

“Teksa Kuvendi vepron sot, letë rikujtojmë se siguria e një vendi varet nga cilësia e marrëdhënieve të tijtë sigurisë, marrëdhëniet paqësore dhe bashkërisht të dobishme me fqinjët esaj, por edhe nga forca dhe profesionalizmi i forcave të saj të armatosura”, kathënë Kosnett.

Reklama e sponzorizuar

Të enjten ambasadori amerikane ka cilësuar “historik” votimin për transformimin e FSK-së nëushtri.