MTI mban jashtëligjshëm pozitat me ushtrues detyre

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka raportuar para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me gjetjet e Raportit te Auditorit për vitin 2017.

Deputeti nga radhët e LDK-se, Driton Selmanaj e ka vlerësuar shqetësim numrin e madh të ushtruesve të detyrave në këtë ministri, raporton KTV.

Në këto pozita, auditori ka gjetur edhe shkelje të ligjit për Shërbyesit Civil, pasi ushtruesit e detyrave kishin mbajtur këtë pozitë më tepër se tre muaj.

Reklama e sponzorizuar

“Sipas ligjit më tepër se tre muaj nuk mundet me qenë dikush ushtrues detyre por në auditim shihet se ka disa raste të tilla. 8 prej tyre janë angazhuar mbi 6 muaj në këtë pozitë”, ka thënë Selmanaj.

Ministri Shala ka thënë se tani janë vetëm dy ushtrues detyrash. Ndërsa deputeti Avdullah Hoti ka thënë se nga 24 konkurse 14 prej tyre janë anuluar.

Për këtë ministri Shala ka thënë se kjo nuk ka ndodhur për faj të Ministrisë së Tregtisë.