19 % e të punësuarve në Kosovë i përkasin ‘punësimit të paqëndrueshëm’

Sipas Anketës së Fuqisë Punëtore të ASK-së, përveç shkallës së ulët të punësimit në Kosovë, 18.8 % e personave të punësuar punonin
në vende pune të paqëndrueshme.

Punëtorët në punë të paqëndrueshme janë ose persona të vetëpunësuar pa punonjës, ose ata që punojnë pa pagesë në një biznes familjar.

Këto dy grupe punëtorësh kanë gjasat më të ulta të kenë një marrëveshje formale pune në krahasim me punëtorët me pagesë dhe rrogë.

Reklama e sponzorizuar

Meshkujt kanë më shumë gjasa të mbajnë punë të tilla të paqëndrueshme (19.4 % e
meshkujve të punësuar krahasuar me 16.7% të femrave të punësuara).

Shprehur në numra, 64,358 persona nga 341,610 të punësuar i përkasin kategorisë së punësimit të
paqëndrueshëm.

Të punësuarit në fusha profesionale kanë më pak gjasa të jenë të punësuar në punë të paqëndrueshme.