Qeset e plastikës do të bëhen me pagesë

Kryeministri Ramush Haradinaj ka takuar përfaqësuesit e Rrjetit të Shitësve me Pakicë.

Gjatë diskutimit ata janë pajtuar që të mos keqpërdoren qeset e plastikës si dhe t’u vendoset një çmim minimal, sikurse ndodh në vendet e rajonit.

“Qeveria e Kosovës do të jetë partnere e sektorit privat, duke i trajtuar me kujdes sfidat e tij, përballë legjislacionit në fuqi”.

Reklama e sponzorizuar

“Me gjithë ligjin, i cili parashihet të hyjë në fuqi për vendosjen e flamujve të origjinës në të gjitha produktet, ekziston gatishmëri e përbashkët që në fazën e parë, për arsye teknike, sensibilizimi të bëhet përmes ekspozimit të flamurit të Kosovës, sisinjal për konsumatorin për fuqizimin e prodhimit vendor”.