Sondazhi i Buletinit Ekonomik: Qytetarët PRO taksës 100 % edhe nëse rrezikohen vizat

Mbi 80 për qind e qytetarëve janë shprehur PRO taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe, edhe nëse kjo do ta rrezikonte liberalizimin e vizave, sipas një sondazhi të organizuar nga Buletini Ekonomik.

Prej 1 mijë votuesve sa kanë marrë pjesë në sondazh, 85 për qind janë shprehur PRO taksës, kurse 15 për qind kanë thënë se më mirë do të ishte të hiqet taksa në këmbim të liberalizimit të vizave.

Pyetja e sondazhit ka qenë: “A duhet të hiqet taksa 100 % ndaj Serbisë për ta futur Kosovën në Agjendë të liberalizimit të vizave me 6 dhjetor”. /Buletini Ekonomik/

Reklama e sponzorizuar