Haradinaj: Telekomi është ‘përtokë’, pranë bankrotit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në Interaktiv të KTV-së është shprehur shumë skeptik rreth ringjalljes së Telekomit të Kosovës, ndërmarrjes publike dikur më profitabilja në vend, përcjell Buletini Ekonomik.

Ai ka thënë se praktikisht Telekomi është pranë bankrotit.

“Telekomi është ‘përtokë’, e kanë sjellë pranë bankrotit, si kompani është e pandërtuar”, ka thënë Haradinaj, duke lënë të kuptohet se privatizimi është zgjidhja e vetme. /Buletini Ekonomik/

Reklama e sponzorizuar