Historik i shkurtër i marrëdhënieve tregtare Kosovë-Shqipëri

Bashkëpunimi tregtar midis Shqipërisë dhe Kosovës ka shënuar rritje te vazhdueshme ndër vite. Në mesin e vendeve të CEFTA-s, Shqipëria është partneri tregtar i dyti më i madhi në importet e Kosovës.

Por cili është historiku i këmbimit tregtar në mes të dyja vendeve?

Sipas statistikave zyrtare, eksportet e Kosovës në Shqipëri janë rritur nga 5.7 milion në vitin 2005 në rreth 60 milion euro në vitin 2017. Në të njëjten periudhë importet nga Shqiperia janë rritur nga 18 milion në 151 milion euro.

Reklama e sponzorizuar

Në vitin 2017 shënohet rritja më e madhe e këmbimit gjatë dhjetë vjetëve të fundi, në të dyja anët.

Importet nga Shqipëria janë rritur 31 për qind, kurse eksportet e Kosovës në Shqipëri 43 për qind (nga 42 milion në rreth 60 milion). /Buletini Ekonomik/