Mikrofinancat me super kamata arrijnë fitime rekorde

Institucionet Mikrofinanciare në Kosovë duket se po e shfrytëzojnë mirë hendekun ligjor për ti rritur maksimalisht fitimet. Me një mesatare të kamatës prej 25 për qind, IMFT në shtatë mujorin e parë të këtij viti kanë arritur neto fitimin prej hiç më pak se 7.1 milionë eurove.

BQK përmes Sistemit Financiar Informativ mujor për periudhën janar-gusht, njofton se IMFT-të gjatë kësaj periudhe kanë arritur rritje vjetore të kredive për 28.4 për qind.

Ndërkaq, norma e interesit në kredi që lëshojnë këto institucione është 25.7 për qind.

Reklama e sponzorizuar

Sipas raportit të BQK-së, të hyrat totale të këtyre institucioneve gjatë kësaj periudhe kohore kane qenë 27.1 milionë euro, përderisa shpenzimet 20 milionë euro, që i bie se neto fitimi i tyre ka arrit në 7.1 milionë euro. /Buletini Ekonomik/