SERBIA VAZHDON T’I DOMINOJË EKSPORTËT E KOSOVËS

Sipas Agjencisë se Statstikave të Kosovës, në muajin gusht 2018, eksportet e Kosovës me vendet CEFTA-së arritën në 15,4 milion euro, ose 50.6% të eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej 6.2%.

Partner kryesor për eksport nga vendet e CEFTA-së janë: Shqipëria (19.8%), Serbia (11.5%),Maqedonia (11.1%), Mali i zi (6.2%).

Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-së në muajin gusht 2018, arritën në 90,6 milion euro, ose 29.5 per qind të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 4.2%.

Reklama e sponzorizuar

Vendet me pjesmarje më të lartë për import ishin: Serbia (14.0 %), Shqipëria (7.2%), Maqedonia (5.5%) dhe B&H (2.4%).