NJË GJYKATË NË GJERMANI NDALON QARKULLIMIN E VETURAVE TË VJETRA DIZEL

Gjykata Administrative në Gjermani gjykoi se është e nevojshme që nga muaji shkurt i vitit të ardhshëm të ndalohet qarkullimi i automjeteve të vjetra dizel në qendër të Frankfurtit si pjesë e planit për përmirësimin e cilësisë së ajrit në këtë qytet.
Vendimi për kryeqendrën financiare të Gjermanisë është marrë nga Gjykata Administrative në Wiesbaden, kryeqytetin e shtetit gjerman Hessen, pas një procesi gjyqësor të inicuar nga Organizata Gjermane e Mjedisit (DUH).

Gjykata theksoi nevojën për ndalimin e automjeteve diezel me emetim Euro-4 dhe më poshtë, si dhe automjetet benzin të standardeve Euro-1 dhe 2.

Ndërkaq, siç bëhet e ditur, automjetet me motor dizel të standardit Euro-5 do të ndalohen nga muaji shtator i vitit të ardhshëm.

Reklama e sponzorizuar

Në rast të hyrjes në fuqi, thuhet se vendimi do të përfshijë një të katërtën e automjeteve të regjistruara në Frankfurt dhe një numër të madh punonjësish të rrethinës së qytetit që udhëtojnë në punë me automjete, përcjell Atsh.

Më herët, ndalesa ndaj disa automjeteve dizel janë kryer edhe në Hamburg dhe Shtutgart./